Lajme

Veseli ngushëllon për vdekjen e Fetihes, nënës së heroit Agim Ramadani

By FerizajPress

September 12, 2016

“Me dhembje të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të nënës së madhe, Fetihe. Nëna e heroit Agim Ramadani, si të gjitha nënat e tjera të Kosovës, ishte burim i frymëzimit patriotik e atdhetar të bijave dhe bijve më të mirë të vendit, të cilët në momente të kthesës historike, nuk kursyen as gjakun e tyre, për lirinë të cilën ne sot e gëzojmë”, shkruan Veseli në telegramin e tij.

Ai më tej deklaron se duke bashkëndjerë me këtë dhembje të madhe, në emër të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe në emrin e tij personal, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta.