Lajme

Veseli: Me Kushtetutën e Kaçanikut, Kosova lëvizi drejt pavarësisë

By FerizajPress

September 07, 2016

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli me rastin e përvjetorit të Kushtetutës së Kaçanikut ka shprehur se miratimi i Kushtetutës së Kosovës më 7 Shtator 1990, në Kaçanik, ishte moment shumë i rëndësishëm në rrjedhën e historisë së lëvizjes kombëtare për çlirimin e Kosovës, shkruan Gazeta Express. “Miratimi i Kushtetutës së Kosovës më 7 Shtator 1990, në Kaçanik, ishte moment shumë i rëndësishëm në rrjedhën e historisë së lëvizjes kombëtare për çlirimin e Kosovës. Deklarata kushtetuese e 2 Korrikut dhe Kushtetuta e 7 Shtatorit, përgatitën kushtet juridike që pas shpërbërjes së ish-Jugosllavisë, Kosova të lëvizte drejt platformës së pavarësisë dhe krijimit të shtetit të pavarur dhe sovran. Përgëzoj të gjithë delegatët e atëhershëm, të cilët bënë atë që kërkonte koha dhe momenti duke realizuar përgjegjësinë historike dhe vullnetin e popullit për liri e pavarësi. K.V.” ka shtuar Veseli.