Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, që është duke qëndruar në Amerikë, ka njoftuar se është takuar me ish-sekretaren e SHBA-së, Madeline Albraight. Veseli thotë se me Albraightin ka folur për progresin e Kosovës dhe e ka ftuar atë që të vijë për një adresim të posaçëm në Parlamentin e Kosovës.
Madeline Albraight, një heroinë e kohës sonë, e falënderova për mbështetjen e vazhdueshme.
Me miken e madhe të Kosovës folëm për progresin që ka arritur Republika e Kosovës, falë mbështetjes së vazhdueshme nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
E ftova zonjën Albright që të vizitojë Kosovën dhe të ketë adresim të posaçëm në Parlamentin tonë. Miqësia dhe bashkëpunimi mes Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara duhet të thellohet edhe më tej në gjitha fushat”, ka shkruar ai në Facebook.