Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, po qëndron për në një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Veseli atje është takuar me miken e Kosovës, ish Sekretaren amerikane të Shtetit, Madeline Albraight, të cilën e ka falënderuar për mbështetjen e vazhdueshme që vazhdon t’i ofroi vendit.
Postimi i Veselit në Facebook:
“Madeline Albraight, një heroinë e kohës sonë, e falënderova për mbështetjen e vazhdueshme.
Me miken e madhe të Kosovës folëm për progresin që ka arritur Republika e Kosovës, falë mbështetjes së vazhdueshme nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
E ftova zonjën Albright që të vizitojë Kosovën dhe të ketë adresim të posaçëm në Parlamentin tonë. Miqësia dhe bashkëpunimi mes Republikës së Kosovës dhe
Shteteve të Bashkuara duhet të thellohet edhe më tej në gjitha fushat”, ka shkruar Veseli në Facebook.