Veseli ka thënë se të tre kujtohen me krenari për veprimtarinë e tyre për lirinë e të drejtat e shqiptarëve.
Postimi i plotë:
Në 35-vjetorin e vrasjes së Jusuf e Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës, kujtojmë me krenari veprimtarinë e tyre të shquar për lirinë dhe të drejtat e shqiptarëve. Vizioni i tyre politik dhe angazhimi i jashtëzakonshëm, duke bashkuar forcat, në rrugën e lëvizjes sonë kombëtare, përbën një pjesë të rëndësishme të historisë së Kosovës.