Lajme

Veseli: Kosova ka plotësuar kriteret për liberalizim të vizave

By FerizajPress

June 26, 2018

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka falënderuar institucionet e BE-së për përkrahjen e madhe që i kanë dhënë procesit të liberalizimit të vizave për Kosovën. Veseli thotë se Kosova i ka plotësuar të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave, por këtu nuk përfundon obligimi. Ai ka shtuar se në këta muaj vendimtarë, duhet të vazhdohet me përmbushjen e agjendës evropiane, derisav komunikimi me të gjitha institucionet e BE-së dhe çdo mekanizëm tjetër ndikues në këtë proces duhet të intensifikohet, shkruan Indeksonline. Postimi i plotë: Falënderoj institucionet e Bashkimit Europian, eurodeputetët, për përkrahjen e madhe që i kanë dhënë procesit të liberalizimit të vizave për qytetarët tanë. Institucionet e Kosovës nuk duhet ndalur punën deri në përmbushjen e së drejtës themelore dhe meritore për të lëvizur lirshëm në Evropë. Si Kuvend, kemi filluar një iniciativë që ka gjetur mbështetje nga institucionet e vendit dhe nga shtetet anëtare të BE-së. Kosova i ka plotësuar të gjitha kriteret për liberalizim të vizave, por këtu nuk përfundon i gjithë obligimi ynë. Në këta muaj vendimtarë, ne duhet të vazhdojmë përmbushjen e agjendës sonë europiane, ndërsa komunikimi me të gjitha institucionet e BE-së dhe çdo mekanizëm tjetër ndikues në këtë proces duhet të intensifikohet.