Lajme

Veseli: Jemi të hapur për Ramushin

By FerizajPress

April 04, 2016

Veseli nuk e hedh poshtë mundësinë që në të ardhmen partner i koaliconit me PDK-në të jetë partia e Ramush Haradinajt, ndonëse, sipas tij, me LDK-në janë në koalicion deri në qershor 2018.

“Në princip, jemi të hapur ndaj të gjitha formulave të bashkëqeverisjes, të cilat dëshmojnë se janë në shërbim të konsolidimit dhe ecjes përpara të Republikës së Kosovës”, ka deklaruar Veseli gjatë një interviste për gazetën “Zëri”, duke shtuar se sistemi politik në Kosovë e bën të pashmangshëm bashkëpunimin ndërpartiak dhe kjo është pozitive në demokracinë e re, sepse, siç thotë ai, bashkëpunimi, kompromisi, ndarja e përgjegjësive, qoftë në një koalicion, qoftë në role të ndara pozitë-opozitë, janë vetë fryma e demokracisë.

Ai thotë se do t’i ftojë liderët e partive opozitare në dialog, sepse, sipas tij, vetëm dialogu është mjeti me të cilin do të dilet nga kriza. /Zëri