Lajme

Veseli: Jam krenar që shqiptarët i strehuan hebrenjtë

By FerizajPress

January 26, 2017

Përfaqësues të Institucioneve të Kosovës, ambasadorë të akredituar në Kosovë dhe përfaqësues të shoqatave shqiptaro hebraike pjesëmarrës në këtë akademi kanë kujtuar viktimat e Holokaustit.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli ka thënë se në këtë ditë ndihet krenarë për gjithë ata bashkëkombës që në momentet më të rënda gjatë Luftës së Dytë Botërore i kanë ofruar mbështetje dhe strehim hebrenjve.

“Përvjetori i Holokaustit një histori shumë e rëndë. Askush më mirë dhe qartë se edhe vetë populli jonë nuk e përjeton këtë histori pavarësisht se ka ndodhur mbi 72 vite më herët, por në popullin shqiptarë pothuajse dy dekada me herët që i jemi nënshtruar të njëjtit realitet”, ka thënë Veseli.

Gjatë Luftës së Dytë Botërore, shumë shqiptarë në Kosovë strehuan dhe mbrojtën hebrenj.

Ruzhdi Shkodra kryetar i Organizatës shqiptaro hebraike ka thënë se Kosova përgjatë viteve shënon Ditën ndërkombëtare të Holokaustit

“Sot e gjitha bota demokratike organizon ditën ndërkombëtare të kujtesës, kjo ngjarje qytetarët e Kosovës i gjen ballë hapur dhe krenar me familjet që strehuan dhe mbrojtën hebrenj”, ka thënë Shkodra.

Holokausti përkujtohet në çdo 27 janar, në ditën kur forcat sovjetike e çliruan kampin Aushvic-Birkenau në vitin 1945.

Vlerësohet se afro 1.5 milionë hebrenj evropianë janë vrarë përgjatë Holokaustit, së bashku me 4.5 milionë hebrenj të tjerë, përfshirë meshkuj dhe gra.

Holokausti mbetet njëra nga tragjeditë më të mëdha të kohës moderne dhe megjithëse njihet botërisht, në vete ngërthen edhe miliona tragjedi personale dhe rrëfime të patreguara.