Lajme

Veseli i ofron kryetarit të Graçanicës mbështetje për zhvillim ekonomik

By FerizajPress

September 14, 2016

Veseli i ka ofruar mbështetje të plotë kryetarit të Graçanicës për vazhdimin e punës dhe zbatimin e projekteve kapitale në dobi të zhvillimit ekonomik lokal dhe në interes të gjitha komuniteteve që jetojnë në Komunën e Graçanicës.

Kryetari i Komunës, Vladeta Kostiq, e ka falënderuar kryeparlamentarin Veseli për mikpritjen dhe mbështetjen e ofruar.

Kostiq tha se përmes projekteve kapitale Graçanica do të mbështesë të ardhmen qytetarëve të saj dhe do të forcojë multietnicitetin./Lajmi.net