Lajme

Veseli fton bizneset që të investojnë në kulturë dhe sport pas hyrjes në fuqi të ligjit për sponsorizim

By FerizajPress

August 06, 2019

Kryetari Parlamentit, Kadri Veseli ka ftuar të gjitha bizneset që të investojnë në kulturë dhe sport pas hyrjes në fuqi të ligjit për sponsorizim.

Ai shtoi se ky ligj do të rrisë fondet për këto sektorë duke nxitur zhvillimin e tyre, shkruan Indeksonline.

Më poshtë mund të lexoni postimin e plotë të Kadri Veselit:    

Sot hyri në fuqi Ligji për sponsorizime në fushën e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, i cili do të rrisë dukshëm fondet për këta sektorë, duke nxitur zhvillimin e tyre më të madh. Në rrjedhën e viteve, Partia Demkratike e Kosovës ka shtuar ndjeshëm buxhetin, investimet, shpërblimet dhe pagat për artistët dhe sportistët, porse me këtë nismë i hap rrugë edhe vërshimit të fondeve private. Unë ftoj të gjithë ndërmarrësit që të investojnë në pasurimin e jetës kulturore e sportive në vend dhe gjallërimin e rinisë, sepse tanimë do të gëzojnë zbritje nga tatimi për sponsorizimet e dhëna.