Ferizaj

Veseli: Ferizajasit e treguan përkrahjen e madhe për kryetarin Agim Aliu

By FerizajPress

November 01, 2017

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka thënë se, Agim Aliu do të jetë kryetar i Ferizajt, sepse kështu kanë vendosur qytetarët e kësaj komune.

Ai përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social “Facebook”, nga takimi strukturat e partisë në Ferizaj, ka thënë se fitorja vetëm do të vuloset me 19 nëntor.

“Më 22 tetor, ferizajasit dëshmuan se nuk e kanë harruar punën e shkëlqyer të Agim Aliut kur ai ishte kryetar për 18 muaj. I falënderova të gjithë kandidatët për Kuvendin Komunal dhe strukturat e Partisë Demokratike të Kosovës, kontributi i të cilëve ishte jetik. Më 19 nëntor, bashkë me qytetarët e Ferizajt, me dalje masive në vendvotime, do ta vulosim rikthimin e madh në këtë komunë”, ka shkruar Veseli.