Ferizaj

Veseli: Ferizaj po tregon se si zhvillohet ekonomia

By FerizajPress

October 10, 2016

Në ceremoninë e hapjes së Fabrikës së Brumërave “OREX PLUS’’ në Ferizaj, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, tha se Ferizaj përmes krijimit të bizneseve të vogla, është duke u munduar të dërgoj mesazh se si zhvillohet vendi ynë.

Veseli shtoi se institucionet qendrore dhe lokale do të angazhohen në lehtësimin e punës së bizneseve në mënyrë që ato të hapin vende të reja pune si dhe të prodhojnë produkte vendore.

‘’Ne do të punojmë që kamatat në nivelin e kredisë të ulen si dhe bizneset të kenë mundësi të investojnë’’ tha Veseli.