Lajme

Veseli e dërgon në seancë deklaratën për liberalizim të vizave (Dokument)

By FerizajPress

October 24, 2016

as dështimit të arritjes së konsensusit mes pozitës dhe opozitës në Komisionin Parlamentar për Politikë të Jashtme, kryeparlamentari Veseli tha se shpreson që deputetët e opozitës të pajtohen në seancë me deklaratën dhe mos të mos të mbajnë të izoluar qytetarët e Kosovës.

Ai tha se me këtë opozitë është vështirë të arrihet unitet për çfarëdo lloj marrëveshje pasi ata qe 1 vit e kanë mbajtur liberalizimin e vizave të bllokuar për interesa të ngushta politike.

Veseli tha se kjo është një përpjekje e tij për të unifikuar klasën politike dhe për të bërë përpjekje për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës.

Nga ana tjetër, përfaqësuesit opozitës thanë se nuk do ta mbështesin deklaratën e kryeparlamentarit Veseli për liberalizim të vizave nëse aty nuk hynë propozimi i opozitës që marrëveshja e demarkacionit të kthehet nga fillimi, transmeton lajmi.net.

Në draft-deklaratën e kryeparlamentarit Veseli, u bëhet thirrje vendeve anëtare të Bashkimit Evropian që miratojnë liberalizmin e vizave për qytetarët e Kosovës dhe jepet zotimi se klasa politike në Kosovë do të merr në shqyrtim në një të ardhme të afërt marrëveshjen për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi. /lajmi.net

.