Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli duke folur për rastin e Astrit Deharit ka premtuar se së shpejti do të ndriçohet.
Veseli tha se edhe në Kuvend do të ketë seancë ku do të debatohet për këtë rast e që siç tha ai do “ketë hetime edhe për shkaktarët që e kanë nxitur që një djalë i ri t’ia merr jetës veten”.
Veseli ka hedhur dyshime edhe tek sistemi i drejtësisë për të cilin tha se “mbesa e Visar Ymerit është lënë në shtëpi, ndërsa një djalë, vëllai i të cilit para dy vitesh është vetëvrarë e kanë lënë vet”.
“Ky është sistemi i jonë i drejtësisë”, tha Veseli.
.