Veseli i ka dëgjuar kërkesat e banorëve, ndërsa i ka siguruar se do të bëjë përpjekje që tu gjendet një zgjidhje në përputhje me legjislacionin dhe të drejtën humanitare.
Banorët kërkuan nga kryetari i Kuvendit që të shoh mundësinë e gjetjes së një zgjidhje, pasi siç thanë ata, kanë mbetur pa strehë në stinën e dimrit.
Banorët e familjeve të dëbuara e kanë falënderuar kryeparlamentarin Veseli për pritjen që u ka bërë dhe kanë shfaqur shpresën se kreu i Kuvendit do të përpiqet të gjejë një zgjidhje.
Mësohet se kryeparlamentari Veseli do ti pres edhe në një takim tjetër përfaqësuesit e 131 familjeve të dëbuara nga ndërtesa në lagjen “Dardania”.