Lajme

Veseli: Besimi i Sabitit për të gjetur e çarë rrugën përpara, kur të tjerët i mundte dyshimi, është i papërsëritshëm

By FerizajPress

August 06, 2016

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka bërë homazhe tek lapidari i ushtarit të UÇK-së, Sabit Veseli, në gjashtë vjetorin e vdekjes së tij.

Veseli ka thënë se sot është përkulur para tij, për të treguar se jo vetëm që ishte i vlefshëm për vendin dhe bashkëluftëtarët, por të treguar se na mungon.

“Erdha të përkulem para bashkëluftëtarit tim Sabit Veseli, në përvjetorin e gjashtë, që fizikisht nuk është në mesin tonë. Erdha të përkulem jo vetëm për të treguar sa ishte i vlefshëm për vendin dhe për ne shokët e bashkëluftëtarët, por të them se po na mungon. Vizioni i tij u dëshmua çdo herë i drejtë. Besimi i tij në mundësinë e popullit tonë, për të gjetur e çarë rrugën përpara, kur të tjerët i mundte dyshimi, është i papërsëritshëm. Këtë e dinë të gjithë shokët që punuan dhe kontribuan për lirinë e Kosovës. Në këtë përvjetor, provojmë ta rifreskojmë besimin që na la, optimizmin dhe përkushtimin e çdo momenti në shërbim të atdheut dhe njerëzit e mirë në liri. Prehu në paqe, vëlla e shok, Sabit”, ka shkruar Veseli.