Lajme

Veseli: Atë moment që prishet partneriteti me SHBA-të, prishet koalicioni qeverisës

By FerizajPress

January 29, 2019

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka falënderuar përzemërsisht sonte Shtetet e Bashkuara të Amerikës për ndihmën që kanë dhënë karshi vendit tonë për vite.

Ai i pyetur se a mund të prishet koalicioni qeverisës PDK-AAK-Nisma, nëse nuk pajtohen për pezullimin e taksës ndaj mallrave serbe, ka dhënë një përgjigje të shkurtër, transmeton Indeksonline.

“Atë ditë që prishet partneriteti me SHBA-të, do të prishet koalicioni qeveritar dhe unë jap dorëheqje”, ka thënë Veseli.

Sipas tij, Kosova duhet të bëj çmos që të jetë sa më afër SHBA-ve, të cilat kanë ndihmuar vendin në çdo aspekt.

Kjo deklaratë e tij vije pas kundërshtimit të kryeministrit Ramush Haradinaj për pezullimin e taksës 100% ndaj produkteve serbe dhe boshnjake