Lajme

Vërshohet nga uji Qendra Tregtare e Shkupit

By FerizajPress

January 17, 2017

Nuk dihen arsyet e defektit, megjithatë kompetentët e Qendrës Tregtare menjëherë kanë shpejtuar që ta mbyllin hidrantin dhe ta mënjanojnë defektin.

Megjithatë, uji është shpërndarë në tërë katin përdhesë, gjë që më pas shërbimet kompetente nëpërmjet pompave e kanë mbledhur. Ka pasur rrezik që uji të futet nëpër dyqane, por për fat të mirë ajo nuk ka ndodhur.