Lajme

Vërshimet në Suharekë – Haradinaj iu premton ndihmë banorëve

By FerizajPress

August 16, 2018

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka thënë se me shqetësim ka marrë lajmin për vërshimet në Suharekë.

“Si Kryeministër i vendit, menjëherë kam kërkuar nga FSK dhe Ministria e Punëve të Brendshme, mobilizim dhe që të ndërmarrin të gjitha masat dhe veprimet e nevojshme për t’u dalë në ndihmë banorëve të kësaj ane”.

“Po ashtu, jam në kontakt të vazhdueshëm me Kryetarin e kësaj komune, z.Bali Muharremaj dhe po e përcjellim me vëmendje situatën e krijuar në Suharekë. Si qeveri e vendit do të bëjmë maksimumin që të parandalojmë rrezikimin e jetëve të qytetarëve tanë dhe t’u dalim në ndihmë banorëve që kanë pësuar nga kjo fatkeqësi natyrore”, ka shkruar ai në Facebook, transmeton Klan Kosova.