Ferizaj

Vërshimet e mbrëmshme shkaktuan dëme kryesisht në infrastrukturë dhe ekonomi familjare

By FerizajPress

July 06, 2023

Reshjet e dendura të shiut mbrëmë, bën që të vërshohen disa zona të fshatrave të Ferizajt, si fshatrat e Grykës së Neredimes, Slivova, Kosharja e Dremjaku, ku për të parë nga afër gjendjen, dolën Kryetari i Komunës, Agim Aliu bashkë me drejtorin e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë, Arben Halili si dhe ekipet emergjente të Ferizajt.

Për të parë pasojat, dëmet e shkaktuara nga vërshimet mbrëmë, dolën sot edhe drejtorët komunal, si drejtori i Shërbimeve Publike dhe Emergjencë, Arben Halili, drejtori i Infrastrukturës, Meriton Hajdini dhe drejtori i Arsimit, Afrim Llabjani, duke vizituar kështu fshatrat Mirash, Rahovicë, Mirosalë.

Ekipi i dytë që doli sot për të parë e evidentuar dëmet e shkaktuara ishte nga Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë, në përbërje të zyrtarëve: Skender Kurti dhe Ilir Shabani, ku vizituan zonat e vërshuara në Jezerc, Tërrn, Dremjak, Balaj, Neredime, Manastirc, Koshare e Doganaj.

Nga gjendja në terren, konstatohet se vërshimet shkaktuan disa dëme në infrastrukturë, kanale ujore, trotuare, e dëme në disa ekonomi familjare por të cilat do të evitohen me punën e angazhimin e drejtorive përkatëse për këtë çështje.