Sport

Verim Zherka emërohet kryetrajner i KH “Kastrioti”

By FerizajPress

July 23, 2016

Verim Zherka emërohet kryetrajner i KH “Kastrioti” . Nga sot timonin e udhëhqjes së klubit të hendbollit ferizajas e ka marrë Verim Zherka.

“Sot është emëruar Verim Zherka kryetrajner i KH “Kastrioti” të Ferizajt.  Jam shumë i bindur se përvoja e tij shumëvjeçare si trajner hendbolli do të jetë e mirëseardhur për klubin tonë dhe në garat ndërkombëtare do ta përfaqësojmë denjësisht edhe Kosovën”  ka thënë Gëzim Kokollari, kryetar i klubit KH “Kastrioti”.

Zherka edhe më parë ishte trajner i KH “Kastrioti” , ndërsa tani është edhe trajner i representacionit të Kosovës për grupmoshat e reja.

Ndërsa trajneri i deritashëm Burim Zaskoku do të jetë ndihmës trajner. Pritet që me këta dy trajnerë “Kastrioti” të hyj në garat ndërkombëtare edhe më i përgatitur.