Drejtoria për Shërbime Publike dhe Emergjencë ka shqiptuar vërejtje me shkrim për gjashtë kompani të kontraktuara, të cilat s`kanë reaguar me kohë dhe s`janë treguar të përgjegjshme për pastrimin e borës dhe mirëmbajtjen e rrugëve.
Kontrata për mirëmbajtjen është lidhur në fund të vitit të kaluar me një kosto prej rreth 180 mijë eurosh. Për këtë punë janë kontraktuar gjashtë kompani, shkruan sot Koha Ditore.
Në një vërejtje dërguar kompanive për mirëmbajtjen e rrugëve, të cilën e ka siguruar “Koha Ditore”, midis të tjerash thuhet se autoriteti kontraktues (Komuna e Ferizajt) si organ mbikëqyrës për monitorimin e punëve që nga data 10.12.2018 ka caktuar Arsim Aliun dhe Vehbi Kërçelin zyrtar nga Drejtoria për Shërbime Publike dhe Emergjencë për kontrollimin e rrugëve të fshatrave lidhur me mirëmbajtjen e tyre gjatë sezonit dimëror dhe kanë dhënë konstatimet e tyre.