Ferizaj

Veprimtari Fejza vizitoi firmën ‘Heiztec’ në Gjermani, pronë e Elshanit

By FerizajPress

September 28, 2018

Veprimtari i çështjes kombëtare, Sami Fejza, ka vizituar firmën “Heiztec” në Gjermani, e cila është në pronësi të prishtinasit, Fidan Elshani.

“Sot isha në vizitë tek firma shqiptare ‘Heiztec’ me pronar Fidan Elshani nga Prishtina. Firmë e mirënjohur në Bornheim, mes Bonn-it e Koln-it në Gjermani me pronarë shqiptar, është mjaft e njohur për kualitetin e punës dhe dizajnimet e ngrohjeve dhe banjove moderne që kryejnë punëtorët shqiptarë, e në gjuhën gjermane quhet Heizung, Sanitar, Luftung. Pronari i firmës ‘Heiztec’, Fidan Elshani është nga Prishtina i rritur në Gjermani: Fidani kreu me sukses shkollimin e lartë, drejtimin e firmës që sot e udhëheq. Sukseset e njëpasnjëshme e kanë bërë që të jetë konkurrent i denjë në tregun Gjerman. Pothuajse me gjithë arkitektët e kësaj rrethine është i njohur, me punën dhe kualitetin që kryen, me punëtorë shqiptarë, ku na bën të jemi krenarë ballëlartë që jemi shqiptarë”, ka thënë Fejza.

Ai ka deklaruar se mërgimtarët, dita-ditës, po bashkohen edhe po ecin me hapa të sigurt drejt bashkëpunimit në mes të firmave shqiptare që veprojnë në tregun gjerman.

“Mërgimtarët, pothuajse dita ditës, po bashkohen edhe po ecin me hapa të sigurt drejt bashkëpunimit mes firmave shqiptare që veprojnë në tregun gjerman, ku edhe vet Elshani, jep shumë kontribut në bashkëpunimin e firmave shqiptare që të ecin bashkërisht drejt tregut të punës suksesshëm. Andaj, gjithë mërgimtarët duhet të angazhohen dhe të japin kontribut dhe të kooperojnë së bashku. Fidan Elshani është edhe anëtar i Unionit së Bizneseve në Gjermani, ku jep edhe kontribut në bashkëpunimin dhe bashkërendim të firmave shqiptare”, ka theksuar veprimtari Fejza.