Në pritje të listës zyrtare, mediat italiane kanë parashikuar lojtarët që trajneri Xhampiero Ventura do të ketë në dispozicion për takimin përballë kuqezinjve në Palermo dhe miqësoren e luksit ndaj Holandës në Amsterdam katër ditë më pas.
Sipas të përditshmes “La Gazzetta dello Sport”, një vend të sigurt e ka Manolo Gabiadini, sulmuesi që po shkëlqen te Sauthemptoni pasi u largua nga Napoli në merkaton e dimrit.
Pikërisht reparti i avancuar pritet të jetë një nga pikat e forta të “Axurrëve” përballë Shqipërisë, me emra si Beloti, Imobile, Bernardeski apo Insinje. Pritet të mungojë sërish Mario Baloteli, i cili duket se ende nuk e ka fituar besimin e Venturës edhe pse po bën mirë me Nisën në kampionatin francez.
Këta janë futbollistët që pritet të marrin ftesë nga tekniku i përfaqësueses italiane:
Portierë: Bufon, Donaruma, Marketi;
Mbrojtës: Bonuçi, Kielini, Barzalji, Romanjoli, Rugani (Astori), Zapakosta, Spinacola, Darmian, De Shiljo (D’Ambrozio);
Mesfushorë: Markizio, Verrati, De Rosi, Galjardini, Parolo, Kandreva;
Sulmues: Beloti, Imobile, Eder, Gabiadini, Bernardeski, Insinje, Verdi (Politano ose Sansone).
Parashikoni n deshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6