Ferizaj.15.02.2018 . Gjatë ditës së sotme kryesuesja e Kuvendit të Komunës, Kristina Gashi-Bytyqi, ka mbajtur takimin e fundit më grupin punës për hartimin e planit vjetor të punës së Kuvendit. Ne këtë mbledhje pati diskutime të shumta, por edhe propozime nga përfaqësuesit e të gjitha subjekteve politike që tashmë janë anëtarë të Kuvendit, por edhe nga shoqëria civile. Në këtë takim u harmonizuan të gjitha propozimet që lidhen me punën e ekzekutivit dhe trupat të tjerë që themelohen nga Kuvendi i Komunës së Ferizajt. Është kjo hera e parë që kryesuesja e Kuvendit Kristina Gashi-Bytyqi, po bën planin vjetor të punës së Kuvendit nga të gjitha legjislaturat e kaluara.