Ferizaj

Vendosen shenjat ndriçuese e infrastruktura përcjellëse rrugore në Ferizaj

By FerizajPress

October 02, 2019

Organizimi i trafikut në Ferizaj, ka ditë që ka marr pamje tjetër. Me rregullimin teknik të trafikut përmes shenjave ndriçuese dhe infrastrukturës tjetër përcjellëse, tashmë qytetarëve dhe vozitësve i ofrohet infrastrukturë e kompletuar në qarkullimin e përditshëm rrugor. Kjo pasi që qeverisja Aliu, ka orientuar fondet buxhetore në rritjen e kualitetit të shërbimeve publike dhe përfundimin e infrastrukturës bazike. Pamja e qytetit tonë, tashmë është tërësisht ndryshe, funksionale e me kushte të larta të sigurisë në trafik. Një nismë e tillë e ndërmarr nga i pari i Ferizajt, Agim Aliu është paraprijëse e masave dhe Buxhetit të Komunës së Ferizajt, për vitin 2020 i cili kryesisht është i orientuar në drejtim të rritjes së performimit të shërbimeve publike.

Njëlloj, përveç vendosjes së shenjave ndriçuse në zonën qendër, është bërë edhe sinjalizimi i shtegut të çiklistëve përskaj Palestrës së Sporteve “Bill Clinton”. Kësaj zone, jashtëzakonisht të shfrytëzueshme nga qytetarët për ecje e relaksim, po i shtohet edhe lëvizja pa makina apo me bicikleta. Zotimet e Kryetarit të Ferizajt, Agim Aliu për të vendosur një standard të ri në ofrimin e shërbimeve publike, po marrin drejtimin e duhur, duke u realizuar e shfrytëzuar drejtpërdrejt nga qytetarët, çdo ditë.

Projekte e nisma të tilla, do të shtrihen edhe ditëve në vijim në gjithë territorin e Ferizajt, për ta bërë qytetin tonë, një qytet të kompletuar në këtë pikëpamje dhe me standardet e kushtet më avancuara për qarkullimin rrugor të përditshëm nga qytetarët.