Milani ka mundur Barcelonën, në miqësoren e zhvilluar në SHBA. Kuqezinjtë triumfuan me rezultat minimal, 1:0. Golin e fitores e realizoi Andre Silva në minutën e 93 të ndeshjes. Paraprakisht, Barcelona luajti më mirë dhe krijoi më shumë raste por pa sukses. Lojtari i ndeshjes u shpall Gigio Donnarumma. /Lajmi.net/