Lajme

VENDIMI I MINISTRISË: PREJ 1 SHKURTIT, VETURAT NË KOSOVË DUHET TË PLOTËSOJNË EDHE NJË KUSHT

By FerizajPress

January 30, 2019

Pulla apo tiketa mjedisore e automjeteve është një shenjë që vendoset ne pjesën e përparme të xhamit të automjeteve për të treguar nivelin e emisioneve që emetohen nga automjeti përkatës.

Qëllimi i përdorimit të saj është reduktimi i ndotjes së ajrit nga burimet e lëvizshme duke përcaktuar zona të lejuara apo të ndaluara për qarkullimin e automjeteve varësisht nga niveli i emetimeve të gazrave që lirojnë ato.