Lajme

‘Vendimet e mëdha nuk janë fjalë që thuhen fushatave por veprime konkrete’

By FerizajPress

July 17, 2017

Mustafa ka thënë se vendimet e mëdha për vendin nuk janë fjalë që thuhen fushatave paraelektorale për të arsyetuar veprimet amatoreske në politikë, por veprime konkrete reformuese që sjellin rezultate për shtetin, për ekonominë, për bizneset e qytetarët.

Shkrimi i plotë i Mustafës në Facebook:

Miratuam sot Pakon Fiskale 2.0 me mbi 20 masa të reja të politikave fiskale, të cilat do të kenë impakt të madh konkret në të bërit biznes, duke fuqizuar sektorin privat si shtyllë kryesore e zhvillimit të vendit.

Qeveria jonë, përmes dy pakove fiskale, reformave thelbësore dhe në dialog të vazhdueshëm me bizneset, ka shënuar progres historik në ekonomi, duke arritur rritjen më të madhe në rajon, duke rritur investimet e huaja, me Buxhet mbi 2 miliardë euro dhe rezultate të tjera për të cilat kemi marrë vlerësimet më të larta nga institucionet më kredibile globale.

Vendimet e mëdha për vendin nuk janë fjalë që thuhen fushatave paraelektorale për të arsyetuar veprimet amatoreske në politikë, por veprime konkrete reformuese që sjellin rezultate të prekshme për shtetin, për ekonominë, për bizneset dhe për qytetarët.