Mediat greke raportojnë se trupi i pajetë u gjet pranë një ferme ku shqiptari punonte si bari, punë që e kishte nisur rreth 2 muaj më parë. Kurse koka e prerë ishte hedhur në vend tjetër dhe u gjet më vonë nga hetuesit grekë.
Në fotot e mëposhtme tregohet pikërisht vendi ku ishte hedhur koka e shqiptarit 25-vjeçar. Mënyra e ekzekutimit tregon që është një krim i rëndë dhe policia greke është angazhuar plotësisht për të mësuar identitetin e shqiptarit dhe shkaqet e ngjarjes.
Disa media lokale kanë raportuar se policia greke po mban kontakte me policinë shqiptare, pasi mendohet se personat që e kanë vrarë 25-vjeçarin duhet të jenë shqiptarë dhe mund të arratisen në Shqipëri.
Por, burime të SYRI.net nga Policia e Shtetit sqarojnë se deri më tani nuk kanë marrë asnjë sinjalizim apo njoftim nga Greqia për rastin në fjalë. Trupi i viktimës po i nënshtrohet ekspertizës, ndërkohë që pritet orët në vijim të mësohet edhe identiteti i tij.
The post Vendi ku u gjet koka e prerë e shqiptarit të masakruar në Greqi (Foto) appeared first on Lajminet.