KDS ka njoftuar se ditëve në vijim disa qytete të Kosovës do të mbesin pa rrymë
Mitrovicë
1.Më 19,20,22,23.04.2016, në NS 110/10 kV Vushtria 2 do të shkyçet: LP 10 kV Maxhunaj (Stabilimenti shpërndarës Maxhunaj) prej orës 09:00-12:00 dhe nga ora 15:00-18:00. Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Dumnica, Samadrexha, Cicilia, Sllakovci, Ropica, Vilanci, një pjesë e fshatit Maxhunaj. Arsyeja: punime në rrjetin elektrik.
2. Më 21.04.2016 në NS 110/10 kV Vushtria 2 do të shkyçet: LP Ekstra prej orës 08:00 – 09:00 Gjatë kësaj kohe pa energji elektrike do të mbesin vendbanimet: Pegaj, Studime dhe Sfaraçaku. Arsyeja e shkyçjes: vendosja e shtyllave të betonit.
Gjakovë 1.Më 20.04.2016 në TS 3510 kV Gjakova 1 do të shkyçet: LP 10 kV Beci(80080010) prej orës 09:00-12:00 dhe nga ora 15:00-17:00. Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: KFOR-Aeroporti, Osek Pashe, Trakaniq, Qerim, Luk-Bunare, Sopot dhe Bec. Shkyçja bëhet për shkak të punimeve në rrjetin elektrik.
2.Më 20.04.2016 në NS 35/10 kV Lladove do të shkyçet: Dalja 10 kV Zhegra prej orës 10:00 deri në orën 15:00. Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Zhegera, Lladova, Llashtica (një pjesë), Shurdhani, Pidiqi, Selishta, Qeliku, Haxhtë, Isufaj, Terziaj dhe Demirët. Arsyeja: ndërrimi i izolatorëve VHD10/20kV.
Prishtinë 1.Më 20.04.2016 në NS 220/35 kV Feronikeli prej orës 12:00-12:05 do të bëhet shkyçja e daljeve 35 kV të zbarrave I. Gjatë kësaj kohe pa furnizim me energji elektrike do të mbesin konsumatorët e Drenasit që furnizohen nga nënsatcioni 35/10 kV Drenasi. Arsyeja e shkyçjes: testimi i kyçjes automatike të ndërpresit të fushës lidhëse 35kV me simulim të ndërprerjës së tensionit të furnizimit nga LP 2300 – 220kV nga NS Drenasi-220kV dhe testimi i mbrojtjes diferenciale të zbarave I – 35kV.
2.Më 20.04.2016 në TS 35/10 kV Mazgit do të shkyçet: Dalja 10 kV Shkabaj(15019002 ) nga ora 09:00-12:00 dhe nga ora 14:00-17:00 Gjatë kësaj kohe pa furnizim me energji elektrkie do të mbesin: Qyteti i Obiliqit (një pjesë ), Subotiqi, Mazgiti ( një pjesë ) dhe Shkabaj. Arsyeja e shkyçjes: ngritja e një shtylle e cila është nën largerçuesin ekzistues 10kV nga kompania G3 Inxhiniering.
3.Më 20.04.2016 në NS 35/10 kV Prishtina 3 do të shkyçet: NS 10/0.4 kV Rektorati prej orës 17:30-18:30. Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Rektorati dhe dy banesa afër rektoratit. Shkyçja bëhet për shkak të kyçjes së Kohavision-it në rrjetin elektrik.