Vendet e braktisura komuniste në Shqipëri

By FerizajPress

June 25, 2016

Një cikël fotografish vjen si një udhëtim përmes vendeve të braktisura të Shqipërisë socialiste, vende që dikur ishin simbole të një regjimi totalitar, ndërsa sot janë emblemë e sfidës së institucioneve dhe shoqërisë shqiptare në përballjen me të shkuarën e mundimshme të regjimit.  Shumë shpesh, e shkuara socialiste e Shqipërisë qëndron e pa vënë re.

Por mbetet gjithsesi në mendjet dhe kujtimet e njerëzve,  merr trajtën e frikës dhe padrejtësive të mbetura të pandëshkuara. Një e shkuar thjesht e pathënë, e larguar nga drita e diellit, nga drita e ndërgjegjes.

Veçse ndonjëherë kthehet natën për t’iu fanitur të mbijetuarve. Godinat e fotografuara rrëfejnë këtë të shkuar që hiqet si e harruar. Ato lartësohen në vijën e horizontit të qytetit apo shndërrojnë territorin përreth.

Janë godina të harruara – të pashembura e të pashfrytëzuara për qëllime të tjera. Shpesh janë pa pronarë dhe numri i saktë nuk njihet.

Së bashku, përfaqësojnë të gjitha aspektet e jetës sociale dhe politike gjatë regjimit: industrinë, godinat ushtarake, sistemin hekurudhor, aeroportet, minierat, burgjet, kampet e punës, radiostacionet, statujat, monumentet dhe mauzoletë, rezidencat për nomenklaturën, vendet e pushimit, shkruan Mapo.

The post Vendet e braktisura komuniste në Shqipëri appeared first on Lajminet.