Ferizaj

Vendet të cilat nesër nuk do të kenë rrymë për shkak të punimeve

By FerizajPress

November 21, 2016

Ferizaj.21.11.2016. Zyra për Marrëdhënie me Publikun e KEDS-it, bën të ditur se nesër dhe pasnesër do të ketë ndërprerje të planifikuara të energjisë elektrike në rajonin e Ferizajt.

Dalja 10 kV Drejtimi i Fshatrave (Kodi: 40000002) prej orës 08:00 deri në ora 12:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa energji elektrike do të mbesin: TS Shkolla, TS Emrush Aliu Bibaj, TS Qumshtroja, Fshati i Vjetër, Xhamia Sojevë, Mulliri Sojevë, Toni Com, Toni Pllaci Sojevë, Dafi Com, Baza Asfaltit Papengurg Sojevë, Sojevë , Afa Com.

 

Dalja 10 kV Gaçkës (Kodi: 40042002) prej orës : 08:00 deri në ora : 12:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa energji elektrike do të mbesin: Greme, Gaçka, Burrnik, Izhanc, Kashtanjevë, Bajnicë, Semaj, Prushaj, Sllatina dhe bizniset private.

Shkyçja bëhet me qëllim të realizimit te punimeve të planifikuara nga ana e ekipeve të KEDS-it, revizion në LP 10 kV.

 

Dalja 10 kV Bablaku (Kodi: 41000001) nga ora 13:00 deri në ora 15:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa energji elektrike do të mbesin: Kulla Terni, Kulla Bablaku, Ambulanca Bablak, Rubovci, Ata Projekt, Dafina Shumolli, Bali Comerce, ETC, Gerlica, Rasim Halili, TS Metal Kosova  dhe Universium.

Shkyçja bëhet me qëllim të realizimit të punimeve të planifikuara nga ana e MONTING-ut, punime për Autostradë.

Dalja 10 kV Bobi (Kodi: 40043002) prej orës : 08:00 deri në ora : 12:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Bobi, Ivaja, Kotlina, Laqi, Bushi, Pusteniku dhe Strazha.