Lajme

Vendbanimet që do të mbesin pa rrymë në dy ditët në vijim

By FerizajPress

April 07, 2016

KEDS ka paralajmëruar se nesër dhe pasnesër disa lokacione të Pejës, Prishtinës, Ferizajt, Mitrovicës e Prizrenit do të mbesin pa energji elektrike.

Më poshtë i keni lokacionet që do të kenë ndërprerje energjetike, transmeton Koha.net.

Pejë 1.Më 09.04.2016, në NS 110/35/10 kV Peja 1 prej orës 09:00 deri ne ora 11:00 do të ketë shkyçje totale.

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: rr.Pionerëve, rr.Muharrem Shala, rr.Sanitasi, rr.Vllaznim-bashkimi, rr.17 Nëntori, rr.2 Korriku, lagjjet Jarina dhe Asllanqeshma, Spitali, Gjimnazi, Kisha Ortodokse, Kfori Italian, Kisha Katolike, ambullanta stomatologjike , Dukagjini 1, Dukagjini 2, Llazi, Shtupeqi i Madh, Reka e Allages, Llotova, Pepaj, Koshutan, Shkreli, Dugaive, Boge, Stankaj, Hagjaj, Kuqishta,Guri i Kuq, Drelaj, Unior Aqua Drelaj, Drelaj, Fabrika e djathit, Malaj, Shtupeqi i Vogel, objekti i KEDS-it (Sherbimi Teknik), rr.Elez Geci, rr.Agim Selmanaj, Isniqi (nje pjese), Hulaj, gurthyesi Likaj, pompa e benzines Dekor, Hotel Eliza, Pushimorja, Hotel Kuqi, Manastiri i Deçanit, Metaliku, HC Lumbardhi, Tomoc, Prekalla, Llukavci, Prigoda, Lubova, Dobrusha, Staraderani, Ruhoti, Kashica, Zabllaqi, Zallqi, Dreja, Koshi, Gusari, Tuqepi, Osojani, Polana, Paleva, Trofta, Fabrika e Birrës Peja, Fabrika e Baterive, Devolli Company dhe Gacaferri. Shkyçja behet për shkak të demontimit të ndarësit Q1 ( gjatësor).

2. Më 08.04.2016 në NS 110/10(20) kV Istog do të shkyçet:

• LP 10 kV Pompat(54000004) prej orës 10:00 deri në orën 14:00.

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Radusha, Gateri, Graniti, Pompat e ujit. Arsyeja: ndërrimi i ormanit te konsumatori 6/6.

3. Më 08.04.2016, në NS 110/10 kV Peja 2 do të shkyçet: • LP 10 kV Loxha prej orës 10:00 deri në orën 16:00. Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin fshatrat: Loxha, Lybeniqi, Raushiqi, Graboc dhe Zagermë. Arsyeja: ndërrimi i shtyllave të thyera të tensionit të lartë.

Prishtinë

1.Më 08.04.2016 ne NS 35/10 kV Parku i Biznesit do të shkyçet:

• Dalja 10 kV Komorani prej orës 09:00 deri në orën 12:00 dhe nga ora 15:00 deri në orën 16:00 Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Komorani (një pjesë), Lagja e re e Komoranit dhe Zabeli i Lartë. Arsyeja: Realizimi i punimeve sipas projektit të ZPRRD 2015.

Mitrovicë

1. Më 09,10,11,12,13,14,15,16.04.2016, në NS 110/10 kV Vushtria 2 do të shkyçet:

• LP 10 kV Maxhunaj(Stabilimenti shperndares Maxhunaj) prej orës 09:00-12:00 dhe nga ora 15:00-18:00. Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Dumnica, Samadrexha, Cicilia, Sllakovci, Ropica, Vilanci, një pjesë e Maxhunajt. Arsyeja: punime në rrjetin elektrik.

Ferizaj

1.Më 08.04.2016 në NS 35/10 kV Kaçanik do të shkyçet:

• Dalja 10 kV Kaçaniku i Vjetër , prej orës 10:00 deri në orën 16:00. Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin fshatrat: Kaçaniku i Vjetër, Stagova, Begraca, Doganaj, Elezaj, Duraj, Rakaj, Mulliri R.Vishi dhe Fusha e Pajtimit. Shkyçja bëhet për shkak të punimeve në LP 10 kV me humbje më të mëdha teknike ( ndërrimi i shtyllave, izolatorëve, konzollave dhe ndërrimi i përçuesit ).

Prizren

1.Më 08.04.2016 në NS 110/10 kV Theranda do të shkyçet:

• Dalja 10 kV Budakova (32000008) prej orës 10:00 deri 12:00. Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin fshatrat: Reqan, Muhlan, Greiqec, Budakova, Vershec , Papazi, Dardhishte e Ulët, Dardhishtë e Epërme, Dragaqinë, Stravoqinë, Pishina Solidi, Vllëzerit Morina(Reqan) dhe Gurthyesi Seti Sllapuzhan. Shkaku i shkyçjes: përforcimi i një shtylle 10 kV.