Sport

Vëllezërit Shabani ftohen në prova nga gjiganti kroat “Hajduku”

By FerizajPress

January 29, 2018

Ferizaj.29.01.2018

Dy talentët e futbollit, vëllezërit Ermir dhe Erlind Shabani nga Ferizaj kanë udhëtuar sot për në Split të Kroacisë, pasi për 2 javë rresht do të jenë në prova tek gjiganti kroat “Hajduku”.

E gjithë kjo duke iu falënderuar Scaotit të KF “Hajduk”, z. Albin Sahatgjiu nga Gjakova. Futbollistët ferizajas aktualisht janë pjesë e klubit të futbollit “Prishtina” dhe me paraqitjet e tyre të mira në këtë klub, kanë shtyrë klubin kroat që t’u ofrojë mundësinë që të provohen. Vëllezërit Shabani kanë qenë pjesë e grumbullime të përfaqësueses së Kosovës U 17.

Si Ermiri, ashtu edhe Erlindi janë lojtarët kyç të klubit të Prishtinës në kategorinë e kadetëve.