Ferizaj

Vëllai sulmon vëllain me shkop druri për pronë

By FerizajPress

November 08, 2020

Dje është arrestuar një person në Han të Elezit pasi që e kishte sulmuar vëllain e tij, thotë Policia në raportin 24-orësh.

Vëllai derisa ishte duke përgatitur në oborrin e tij vendin për ta filluar një shtëpi të re për ndërtim ka ardhë i dyshuari i cili edhe e ka sulmuar me shkop të drurit.

Motivi i këtij incidenti dyshohet të jetë çështja pronësore ndërmjet palëve.

I dyshuari është arrestuar, ndërsa pas intervistimit me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në  mbajtje.