Lajme

Veljanovski nuk heq dorë: Do të shkohet në zgjedhje në qershor!

By FerizajPress

April 10, 2016

Në mënyrë të qartë dhe pa mëdyshje kryetari i Shtëpisë ligjvënëse, i cili para disa ditës e shpërbëri Parlamentin, duke qenë mysafir në 24VEST tha se nuk do të ketë devijim nga zgjedhjet e 5 qershorit, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Sipas deklaratave, Veljanovski është i bindur fortë se do të ketë zgjedhje më 5 qershor dhe theksoi se nuk ekziston asnjë opsion që do ta zhvendoste këtë datë.

Njeriu i parë i Kuvendit tha se zgjedhjet do ti shpall më 15 prill, ndërsa deri më atëherë ka marrë garanci nga Komisioni shtetëror zgjedhor për përfundimin e punës rreth pastrimit të Listës zgjedhore.

Edhe pse dy pikat më të rëndësishme nga Marrëveshja e Përzhinos nuk janë plotësuar, Veljanoski pohon se ato janë plotësuar.

Siç është e njohur në opinion, negociatat në mediat dhe rregullimi i të njëjtave ka ngecur që moti dhe assesi të lëviz. Edhe opozita edhe pushteti nuk duan të negociojnë për këtë temë qëkur LSDM propozoi një ligj të ngjashëm me atë të propozuar nga ndërmjetësi Vanhoutte. Ata propozonin që shërbimi publik të financohet nga buxheti, ndërsa ndryshimet nuk kaluan në Kuvend.

Analistët dhe njohësit politik janë gjithnjë e më të bindur se me zgjedhjet në 5 qershor kriza do të thelohet edhe më tej/Telegrafi/