Ne nuk po bëjmë takime për fotografi, por për bashkëpunimet në mes kryeqyteteve”, ka thënë Ahmeti.
Veliaj ka treguar gjithashtu që ai ka jetuar në Prishtinë para 14 viteve në lagjen e “Muhaxherëve” dhe ka thënë se takimi po zhvillohet që të ndajnë përvojat.
“Më vjen shumë mirë që e takoj shokun tim, Shendin. Unë dhe Shpendi nuk shmangemi nga politika dhe zhvillimi në vend, por fokusohemi shumë që kryeqytetet të zhvillohen. Ne do të këmbejmë përvojat e njëri – tjetrit”.
Ky i fundit do të qëndrojë për një vizitë dyditore në Kosovë ku do të takohet me presidentin Hashim Thaçi, kryekuvendarin Kadri Veselin, ministrin e jashtëm, Enver Hoxhaj si dhe kreun e AAK-së, Ramush Haradinaj, njofton Klan Kosova.