Lajme

Veliaj: Brenda 5 viteve Tirana do të jetë epiqendër e Ballkanit

By FerizajPress

January 25, 2017

“Këtë vit, “The Guardian” e cilësoi Tiranën në dhjetëshen e parë sa i përket listës së vendeve për të bërë turizëm. Ndaj, besoj se pas 5 vitesh do të jetë epiqendra e Ballkanit”, është shprehur Veliaj.

Duke vlerësuar raportet e mira me shtetin fqinj Italinë, Veliaj thotë se vetëm vitin e kaluar ka firmosur 20 mijë leje qëndrimi, duke e konsideruar Tiranën si një vend të mirë për biznes.

“Vitin e kaluar firmosa 20 mijë leje-qëndrimi, ndaj mendoj se është një vend i mirë për biznes. Shumica janë të rinj, kanë shumë energji dhe talent, flasin katër apo pesë gjuhë të huaja. Mosha mesatare është 30-31 vjeç, pra shumë të rinj. Rrjedhimisht nuk u mungojnë idetë për start-up dhe këtë muaj kemi pasur më shumë interes nga Italia për kompani që merren me accounting, financa publike se sa për call center”, ka thënë kryebashkiaku.

Reportazhi i Rai 3, i transmetuar në “Presa Diretta”,  fliste për shqiptarët e Italisë, dhe emigrantët e rikthyer në Shqipëri për të investuar.