Lajme

Vdiq përkrahësja më e madhe e Clinton, Ruline Steininger në moshën 103 vjeçare

By FerizajPress

February 03, 2017

Ajo ishte një përkrahëse e flaktë e Clintonit, ëndrra e saj më e madhe ishte që një femër madje një si Clinton të bëhej presidente e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, transmeton lajmi.net.

Kjo është arsyeja se pse në shtator, Steininger u bë një nga personat e parë në shtetin e saj që votoi personalisht për Hillary Clinton për presidente, duke e çuar një hap më tej dëshirën e saj për të qenë gjallë nëse Clinton shkruan historinë në nëntor.

Por ëndrra e saj u shua kur Trump u zgjodh president, e ndërsa sot ajo ndërroi jetë në moshën 103 vjeçare.

Ajo vdiç vetëm 3 muaj pasi ëndrra e saj nuk u bë realitet. E vdekjen e saj e konfirmoi Karen Steininger, vajza e saj.

Steininger ka lindur në vitin 1913, para Luftës së Parë Botërore, në po atë kohë kur grave nuk u lejohej të votojnë, e prandaj ajo kishte dëshirë të madhe të shihet një femër si presidente. /Lajmi.net/