Hadi Shehi ishte angazhuar në teatrin e Gjakovës, fillimisht si amator, aktron në moshën e re si nxënës.
Ai është njëri prej themeluesve të Teatrit Profesionist në Gjakovë dhe njëherit dhe Drejtor i këtij teatri deri në vitin 2007.
Kishte diplomuar në Shkollën e Lartë Pedagogjike në Prishtinë, më 1974, në degën e Artit dramatik, klasa e Faruk Begollit.
Në skenën e Teatrit të Gjakovës ka realizuar me qindra role në drama të ndryshme Ndër to edhe në: ” “Fisheku në pajë “, “Njeriu me top “, ” Epoka para Gjyqit “, ” Monserati “, ” Kur shpirti ndërron jetë “…
Ka luajt në role kryesore në dhjetra filma artistik, më të njohurit janë:
§ “Gjurmë të bardha ” (1980),
§ “Kur pranvera vonohet ” (1979),
§ “Era dhe lisi ” (1979).