Lajme

Vdes veterani i UÇK-së

By FerizajPress

June 30, 2018

Pas një sëmundje të rëndë, sot ka ndërruar jetë veterani i UÇK-së, Refki Gashi, nga fshati Dubravë i Komunës së Suharekës. Bëhet e ditur se varrimi i veteranit të ndjerë do të bëhet nesër në ora 15:00 në varrezat e fshatit Dubravë. Ndryshe, Refki  Gashi ishte vëllai i dëshmorit, Haxhi Gashi.