Lajme

Vdes ushtari zviceran, u sëmur në Kosovë

By FerizajPress

April 08, 2016

Shkaqet e vdekjes së tij ende nuk dihen saktësisht, thuhet në një komunikatë të Qendrës kompetente ushtarake SWISSINT, njofton „Shtegu.com“. Për momentin janë duke u zhvilluar edhe hetime plotësuese. Për shkak të ruajtjes së të dhënave personale, SwISSINT nuk e ka bërë të ditur moshën e ushtarit të vdekur.

Paraprakisht, ushtari zviceran kishte qëndruar një ditë në spitalin ushtarak të trupave mbrojtëse të NATO-s në Kosovë. Të shtunë e kaluar, ai ishte sjellë me helikopter në Zvicër, për tu vendosur në spitalin universitar në Lozanë, ku përfundimisht humbë betejën.

Udhëheqësia ushtarake zvicerane dhe SWISSINT janë tronditur nga ngjarja, duke u shprehë ngushëllimet më të sinçerta familjarëve.

Edhe në muajin mars, ushtria zvicerane kishte informuar për një rast vdekjeje. Një ushtar 28-vjeçar kishte vdekur pas sëmundje të shkurtër. Drejtësia ushtarake zvicerane kishte hapur një hetim për të sqaruar shkaqet e vdekjes.