Lajme

Vdes si pasojë e lëndimeve të rënda në aksident trafiku

By FerizajPress

April 17, 2016

Një aksidenti me fatalitet ka ndodhur në fshatin Remnik të Vitisë, ku si pasojë e lëndimeve të rënda trupore, gjatë transportimit për në Emergjencë ka vdekur një person.

Aksidenti ka ndodhur në mes dy veturave, njëra Mercedes që drejtohej nga i dyshuari dhe veturës WV që drejtohej nga viktima.

Sipas Policisë, aksidenti dyshohet të ketë ndodhur nga pakujdesia e të dyshuarit. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe i njëjti është dërguar në mbajtje, ndërsa trupi i pa jetë i viktimës është dërguarnë IML për obduksion.