Lajme

Vdes Rafsanjani, ish presidenti i Iranit

By FerizajPress

January 08, 2017

Ali Akbar Hashemi Rafsanjani, ishte figurë dominuese në politikën iraniane që nga viti 1980.

Sipas raportimeve Rafsanjani, u dërgua në spital këtë të diel si pasojë e një problemi me zemër.

Ai shërbeu si president nga viti 1989 deri në vitin 1997, por humbi ndaj Mahmoud Ahmadinejad në vitin 2005.

Roli aktual i Rafsanjanit ishte kryetar i Këshillit të Përshtatshmërisë, që përpiqet për të zgjidhur mosmarrëveshjet në mes parlamentit dhe Këshillit Mbrojtës. /KK/

.