Policia në rajonin e Gjilanit ka njoftuar se katër ditë më parë, rreth orës 14:00, viktima për shkak të problemeve shëndetësore ka humbur kontrollin mbi automjetin, dhe në mënyrë të pakontrolluar ka vazhduar lëvizjen duke goditur katër veturë tëparkuara.
Sipas raportit zyrtar të policisë viktima ka vdekur dje në QKUK. Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për autopsi.
Policia ka njoftuar se është hapur rasti ” vdekje e dyshimtë”. Policia po heton shkaktarin e vdekjes së viktimës.