Vdes pacienti që i vuri flakën vetes në spital

By FerizajPress

July 25, 2016

Mësohet se pacienti i moshës rreth 40 vjecc që kreu aktin e tmerrshëm ka ndërruar jetë. Zjarri ka rënë në repartin e hemodializës, ku një pacient mori plagë të shumta në trup prej zjarrit dhe për këtë shkak u dërgua në QSUT, te pavioni i Plastikës.

Ai nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të marra në trup, duke ndërruar jetë pak minuta pas ngjarjes.

Shkak i zjarrit dyshohet një sherr mes dy pacientëve brenda repartit të hemodializës.  Zjarrfikësit të cilët mbërritën menjëherë në vendngjarje ku dhe bënë të mundur neutralizimin e flakëve.

.