Ferizaj

Vdes një femër nga Ferizaj, ishte rrëzuar në oborrin e shtëpisë

By FerizajPress

April 18, 2020

Është raportuar se një femër kosovare nga familjarët ishte sjellë në QKUK për trajtim mjekësor.

E njëjta dyshohet se ishte rrëzuar në oborrin e saj dhe kishte pësuar lëndime trupore

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se e njëjta ka ndërruar jetë.

“Është raportuar se viktima femër kosovare nga familjarët ishte sjellë në QKUK për trajtim mjekësor pasi që e njëjta dyshohet se ishte rrëzuar në oborrin e saj dhe kishte pësuar lëndime trupore. E njëjta është konfirmuar se me 17.04.2020 ka ndërruar jetë”, thuhet në raport.