Ferizaj

Vdes nga COVID-19 edhe një 19 vjeçar nga Kaçaniku

By FerizajPress

August 22, 2021

Pos shtimit të rasteve të reja me coronavirus, kohëve të fundit është rritur edhe numri i të vdekurve që janë të prekur edhe nga coronavirusi.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 11 raste të vdekjeve nga coronavirusi.

Në raportin e detajuar të IKSHPK-së, në mesin e 11 të vdekurve është edhe një mashkull i grupmoshës 10-19 vjeç.

I ndjeri është nga Komuna e Kaçanikut.

Personat tjerë që kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit si pasojë e infektimit me COVID-19 janë: 2 nga Prishtina, 2 nga Gjilani, 2 nga Gjakova, derisa Prizreni, Kamenica, Podujeva dhe Istogu kanë humbur nga një qytetarë gjatë kësaj periudhe kohore.

Që nga fillimi i pandemisë në Kosovë kanë humbur jetën 2,326 qytetarë që ishin të infektuar me coronavirus.