Ferizaj

Vdes në mënyrë misterioze një person në Ferizaj

By FerizajPress

November 29, 2017

Ferizaj.29.11.2017. Dje në rrugën “Tahir Sinani” në Ferizaj, ankuesja femër ka kërkuar ndihmë mjekësore, pasi që burri i saj viktima mashkull kishte pasur probleme me frymëmarrje. Sipas mjekut, kur kishin arritur në vendin e ngjarjes, viktima ishte pa shenja jete.

“Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në obduksion”, njofton Policia.

Mësohet se policia po e heton këtë ngjarje.